Janë thuajse të pabesueshme imazhet që vijnë nga katastrofa natyrore e ndodhur në Gjermani ku deri më tani kanë ndërruar jetë 101 personave si pasojë e stuhive që kanë shkaktuar përmbytje të shumta.
Një gropë e madhe e hapur si pasojë e ujit, duket sikur po “ha” rrugën drejt një fshati ndërsa rreshti i parë i shtëpive tashmë është kthyer në gërmadha. Gazetari i BILD udhëtoi drejt një prej zonave të prekura nga përmbytjet duke raportuar LIVE.
Tashmë shirat në disa zona kanë ndaluar por banorët janë të frikësuar se sa e qëndrueshme është toka dhe do mund të qëndrojnë shtëpitë e tyre në këmbë. m.v/abcnews.al