Letra gjithashtu përmbante komente raciste, duke përfshirë shprehjet “Gjermania për gjermanët, të huajt jashtë”
Një xhami në qytetin perëndimor gjerman Münster ka pranuar një letër kërcënuese, raporton Anadolu.
Letra e dërguar në Xhaminë Qendrore të Münsterit, e cila është e lidhur me Unionin Islam Turk të Çështjeve Fetare (DITIB), përmbante fyerje kundër muslimanëve dhe emigrantëve.
Letra gjithashtu përmbante komente raciste, duke përfshirë shprehjet “Gjermania për gjermanët, të huajt jashtë”.
Duke folur për Anadolu, Fettah Çavuş, kreu i Shoqatës së Xhamisë Qendrore të Münsterit, tha se për fat të keq, armiqësia ndaj të huajve dhe muslimanëve është në rritje në Gjermani.
Ai tha se komuniteti musliman kërkon kapjen e autorit apo autorëve dhe nxjerrjen e tyre para drejtësisë.