4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Gjermani – MPB shërben mish derri gjatë Konferencës Islame

Më të lexuarat

Pas daljes në shesh të skandalit të shërbimit të mishit të derrit gjatë Edicionit të 4-të të Konferencës Islame të organizuar më 28 nëntor në kryeqytetin Berlin, në vend filluan edhe debatet e ashpra.

Pas daljes në shesh të skandalit të shërbimit të mishit të derrit gjatë Edicionit të 4-të të Konferencës Islame të organizuar më 28 nëntor në kryeqytetin Berlin, në vend filluan edhe debatet e ashpra.

Shërbimi i mishit të derrit në banketin e shtruar gjatë konferencës, organizimi i së cilës filloi që nga viti 2006 me qëllim të forcimit të komunikimit mes institucioneve shtetërore dhe myslimanëve që jetojnë në Gjermani, shkaktoi reagime të ashpra.

Në komentet e bëra në median sociale u kritikua ashpër Ministria e Punëve të Brendshme, e cila ishte organizatore e konferencës. Mirëpo bëhet e ditur se shërbimi i mishit të derrit gjatë konferencës nuk është bërë për herë të parë këtë vit, por ai ishte shërbyer edhe gjatë viteve tjera.

Ndërkaq në prononcimin e bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme në median sociale thuhet se gjatë konferencës janë shërbyer 13 lloje të gjellëve, ku ka patur ushqim hallall, ushqim vegjetarian, mish dhe peshk.

Në deklaratë, ku në mes tjerash bëhet e ditur se gjatë organizimit u mor parasysh edhe “diversiteti fetar”, thuhet se “Ndjejmë keqardhje në qoftë se janë prekur ndjenjat fetare të dikujt”.

Gjithashtu thuhet se pranë ushqimeve kanë qenë të vendosura etiketat me emra dhe se edhe punonjësit janë udhëzuar për të bërë informime të duhura.

Disa përdorues të mediave sociale në reagimet e tyre shkruajnë se “Nga një ministër i Punëve të Brendshme, i cili thotë se islami nuk i përket Gjermanisë, mund të pritet një gjë e tillë”, gjithashtu parashtrohet pyetja se “Po të ishte kjo një konferencë hebreje a do ta bënit të njëjtën gjë?”, ndërsa tërheqin vëmendjen edhe reagimet me fjalët “Mosrespektim” dhe “Skandal”.

Ndërkaq disa përdorues të tjerë kritikuan mbajtjen në rendë të ditës shërbimin e mishit të derrit e jo të temës së konferencës, ndërsa u ankuan për mungesë të interesit në opinionin publik në lidhje me temën e konferencës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit