0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Gjermani, mbi 500 fëmijë të dhunuar në Katedralen e Regensburgut

Më të lexuarat

Janë të paktën 547 fëmijë, të cilët gjatë dekadave të fundit, kanë pësuar dhunë në korin e Katedrales së Regensburgut. Kështu konfirmohet nga një raport i prezantuar nga avokati Ulrich Weber dhe i publikuar nga mediat gjermane.

Sipas dokumentit, 500 fëmijë kanë pësuar dhunë fizike dhe 67 dhunë seksuale. Sipas Weber-it, 49 persona të cilësuar si përgjegjës, janë identifikuar. Aktet e shëmtuara janë kryer mes viteve 1945 dhe fillimit të 1990-ës.

Avokati Ulrich Weber është ngarkuar nga kisha të hedhë dritë mbi këtë çështje duke marrë shkas edhe nga kronikat televizive pas vitit 2010.

Kori i Katedrales së Regensburgut, me origjinë të lashtë, ka qenë për rreth 30 vjet (deri në 1964-ën) i drejtuar nga Georg Ratzinger, vëllai i Papa i Benedektiti të 16-të.

“Fëmijët i kanë përshkruar vitet e tyre të shkollës si një burg, si një ferr dhe si një kamp përqendrimi. Shumë nga ata, e kujtojnë si periudhën më të keqe në jetën e tyre, të karakterizuar nga frika dhe dhuna”, – lexohet në raportin e ri të këtij skandali.

Viktimat e abuzimeve do të dëmshpërblehen me një vlerë monetare prej 20 mijë eurosh. “Nëse do të isha në dijeni të dhunës së ushtruar, do të kisha bërë diçka (…), kërkoj falje për viktimat”, – kishte thënë Georg Ratzinger në një intervistë të vitit 2010 dhënë shtypit gjerman.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit