1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Gjermani, mbahet tubim në mbështetje të Palestinës

Më të lexuarat

Në tubimin e zhvilluar me temën “Liri për Palestinën” para katedrales historike të Këlnit, demonstruesit protestuan kundër sulmeve të Izraelit ndaj Gazës dhe mbajtën pankarta dhe flamuj palestinezë

Në qytetin Këln të Gjermanisë u mbajt një tubim me qëllim solidaritetin me popullin e Palestinës, raporton Anadolu.

Në tubimin e zhvilluar me temën “Liri për Palestinën” para katedrales historike të Këlnit, demonstruesit protestuan kundër sulmeve të Izraelit ndaj Gazës dhe mbajtën pankarta dhe flamuj palestinezë.

Në fjalimet e mbajtura dhe sloganet që u brohoritën këtu, u përshkrua persekutimi i zbatuar nga qeveria izraelite ndaj popullit të Palestinës dhe u kritikuan vendet perëndimore që mbështesin Izraelin dhe qëndrojnë të heshtur ndaj këtij persekutimi.

Ersin Sedefoğlu, pjesëmarrës në tubim shprehu kritika kundër qeverisë izraelite. Duke thënë se populli i Palestinës po zhvillon luftë të drejtë dhe legjitime, Sedefoğlu tha: “Territoret e tyre janë të pushtuara prej vitesh. Ne jemi në anën e popullit palestinez të shtypur”.

Ndërsa protestuesi i ardhur nga Boni për të marrë pjesë në tubim dhe që tha se emri i tij është Sirus u shpreh: “Duam të ngremë zërin për njerëzit që përballen me pushtimin e Izraelit në Bregun Perëndimor dhe kjo për mua është e rëndësishme në aspektin human. Aty po kryhet krim dhe njerëzit atje janë të shtypur dhe jetojnë çdo ditë nën pushtim”.

Në protestën ku policia mori masa të gjera sigurie, krahas palestinezëve morën pjesën edhe turq, gjermanë dhe qytetarë të vendeve të tjera.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit