2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Gjermani, inflacioni arrin nivele të reja në shtator

Më të lexuarat

Inflacioni arriti në numër dyshifrorë për herë të parë që nga futja e euros para më shumë se dy dekadave më parë

Inflacioni vjetor i konsumit në Gjermani u rrit në muajin shtator duke arritur nivele të reja, i nxitur kryesisht nga rritja e çmimeve të energjisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra statistikore gjermane Destatis publikoi të dhënat sipas të cilave në shtator, çmimet e konsumit u rritën 10 për qind nga viti në vit. Në muajin gusht, rritja ishte 7,9 për qind.

Kështu, inflacioni arriti në numër dyshifrorë për herë të parë që nga futja e euros para më shumë se dy dekadave më parë.

Në gusht, Bundesbank paralajmëroi në një raport se norma vjetore e inflacionit në Gjermani mund të arrijë numër dyshifror deri në vjeshtë, duke theksuar situatën e paqartë në tregjet e mallrave.

Çmimet e energjisë u rritën me 43,9 për qind në shtator krahasuar me një vit më parë, ndërsa çmimet e ushqimeve u rritën me 18,7 për qind nga viti në vit.

“Rritjet e theksuara të çmimeve tregtare në fazat e fundit të procesit ekonomik kanë një efekt rritës mbi çmimet, së bashku me ndërprerjet e vazhdueshme të zinxhirit të furnizimit të shkaktuara nga pandemia COVID-19”, thonë nga Destatis.

Në bazë mujore, çmimet e konsumit u rritën me 1,9 për qind në muajin shtator.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit