5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Gjermani, arrestohen 25 anëtarë të një grupi që planifikonte grusht shteti

Më të lexuarat

Të paktën 25 persona janë arrestuar në bastisjet e kryera në të gjithë vendin me akuzën e anëtarësimit në një organizate terroriste dhe planifikim për grusht shteti

Të paktën 25 persona janë arrestuar në bastisjet e kryera në të gjithë vendin me akuzën e anëtarësimit në një organizate terroriste dhe planifikim për grusht shteti, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra e prokurorit njoftoi se të arrestuarit në operacionet herët në mëngjes akuzohen për themelimin e një organizate terroriste me qëllim krijimin e një shteti që merrte si shembull Perandorinë Gjermane të vitit 1871.

Në bastisjet e kryera në shumë shtete federale u tha se 25 persona u arrestuan me akuzën e “të qenit anëtar ose mbështetës i një organizate terroriste”, dhe se në mesin e tyre kishte edhe ish-ushtarë.

Thuhet se të arrestuarit po planifikonin një grusht shteti duke bastisur Bundestagun gjerman.

Në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter, ministri federal gjerman i Drejtësisë, Marco Buschmann deklaroi se mëngjesin e sotëm është kryer një operacion i madh kundër terrorizmit dhe se prokurori federal po heton një rrjet terrorist.

“Ekziston dyshimi se po planifikohej sulm i armatosur ndaj institucioneve kushtetuese”, tha Buschmann.

Thuhet se anëtarët e grupit, i cili merr si shembull Perandorinë Gjermane, nuk e njohin shtetin modern gjerman.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit