Në qytetin Leipzig të Gjermanisë janë arrestuar 11 persona pjesë lidhur me një sulm të kryer me fishekzjarrë dhe sende të forta nga një grup ndaj xhamisë Eyüp Sultan të Unionit Islam Turk për Çështjet Fetare (DITIB), raporton Anadolu Agency (AA).
Një grup radikal me ide të majta prej 100-150 personash, mbrëmë pas pjesëmarrjes në një protestë sulmuan xhaminë Eyüp Sultan duke shkaktuar dëme.
Kreu i shoqatës së DITIB-it për xhaminë Eyüp Sultan, Ömer Mumcu, duke shprehur keqardhje nga sulmi i kryer nga grupi, tha se çdo vit përballen me ngjarje të ngjashme.
Në sulm janë thyer 4 xhama të xhamisë dhe janë shkaktuar dëme në ndërtesë, deklaroi Mumcu, duke theksuar se kanë kërkuar ndihmë nga policia që këto sulme të marrin fund.
Ndër të tjera Mumcu tha se grupi ka ofenduar dhe ka hedhur fishekzjarrë ndaj xhamisë dhe policisë dhe se në lidhje me sulmin janë arrestuar 11 persona.
/aa/