Në sistemin arsimorë të Gjermanisë këtë vit kanë hyrë afër 196 mijë fëmijë të refugjatëve. Për ta janë formuar 8264 klasa të veçanta që sa më shpejtë të inkuadrohen në procesin arsimorë.
Për këtë arsyeje janë punësuar 8500 mësues të ri. Presidenti i sindikatës së mësuesve Heinz Peter Meidinger deklaroi se Gjermani tani ka nevojë për 20 mijë mësues të ri.
“Administrata arsimore deri tani asnjëherë nuk është përballur me sfida të tilla. Duhet të pranojmë që kjo situatë edhe gjatë kohë do të jetë normë në punën tonë”, deklaroi zyrtari i ministrisë së Arsimit Brunhild Kurth për Die Welt.
(Islampress)