8.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Gjermanët hapin fabrikë gjigante në Serbi, punësohen 11.000 persona! Heshtin turkofobët!

Më të lexuarat

Kompanitë gjermane janë duke vazhduar edhe më tutje investimet në Serbi. Së fundmi, është firma e njohur “Leon”-i e cila ka ‘derdhur’ miliona euro në shtetin serb.

Ndërsa, tanimë është konfirmuar që janë në fazën e fundit të hapjes të një fabrike të re në Nish. “Do të jetë objekt gjigant i prodhimit dhe do të punësohen në mes 11 dhe 12 mijë njerëz”, thotë gjermani Klemens Saks, drejtori i Përgjithshëm.

Ai ka treguar edhe për ndërtimin e një fabrike tjetër në Kraljev, që merret me prodhimin e fibrave optike dhe kabllove, transmeton Indeksonline

Firma “Leoni” për herë të parë është futur në Serbi në vitin 2009.

Përpos Serbisë, kjo kompani e fuqishme gjermane aktualisht është duke ndërtuar edhe gjashtë fabrika në botë: Meksikë, Kinë, Bullgari, Tunizi dhe Paraguaj.

“Leoni”, me seli në Nuremberg – Gjermani, ka 93 fabrika në 31 shtete.

Vetëm vitin e kaluar e njëjta kishte të ardhura prej 4.9 miliardë eurosh nga shitjet, ndërsa në Serbi, në vitin 2017, arriti eksportin në vlerë prej 145 milionë euro.

Sipas statistikave zyrtare del se “Leoni” është në listën e 10 eksportuesve më të mëdhenj në Evropë, për vitin e kaluar.

Por ky muhabet nuk bëhet i madh dhe jepet në cepet e ndonjë portali. Bëhej lajm kur Turqia investonte në Serbi, ndërsa kur bëhet fjala për Gjermaninë heshtin. Kjo e Gjermanisë është strategji, ndërsa e Turqisë jo! Standarde të dyfishta nga islamofobët dhe turkofobët, që ju pengon Islami!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit