Ndaj zëvendësministrit të Jashtëm të Kosovës, Gjergj Dedaj, sot është bërë një kallëzim penal, për gjuhën e përdorur ditë më parë përmes Facebookut. Pjesëtari i komunitetit turk në Kosovë, Ertan Simitçi, me kallëzimin penal ndaj Dedajt, kërkon që menjëherë të nisin procedurat ligjore për këtë rast. Simitçi ka thënë se gjuha e përdorur nga Dedaj është nxitje e urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit kombëtar, racor, fetar dhe etnik.