16.6 C
Pristina
Thursday, October 31, 2024

Gjenerali izraelit: Kështu mund të zhbëhemi…!

Më të lexuarat

Yitzhak Brick shpalos të vërtetat e trishta për shtetin e tij

Gjenerali izraelit në pension Yitzhak Brick tha se Izraeli është larg arritjes së fitores dhe se luftëtarët e Hamasit janë ende në tunele me një furnizim dyvjeçar të përgatitur.

Ai konfirmoi se shumica e tuneleve në Gaza mbahen ende nga Hamasi dhe se ushtria gënjen për shkatërrimin e tyre, duke theksuar se është e vështirë për ushtrinë të mbajë kontrollin në Gaza për një kohë të gjatë, sepse fuqia e saj është ulur ndjeshëm.

Ai tha se shefi i Shtabit të Përgjithshëm ishte një dështim, se kishte humbur besimin e drejtuesve të lartë ushtarakë dhe se duhej të largohej nga posti.

Brick quhet “profeti i zemërimit” në Izrael, sepse ai parashikoi një sulm nga mijëra luftëtarë palestinezë mbi vendbanimet rreth Rripit të Gazës, të ngjashëm me sulmin e 7 tetorit 2023.

Paralajmërim për shpërbërjen e Izraelit

Brick tha më parë për Haaretz se këmbëngulja e disave në qeverinë e Benjamin Netanyahut për të vazhduar këtë luftë të humbur dhe besimi i tyre se një armëpushim do të thotë humbje dhe dorëzim përbën një rrezik për Izraelin, jo për Hamasin.

Brick tha gjithashtu se pretendimi se një tërheqje nga Gaza do të forcojë Hamasin dhe do të çojë në një sulm tjetër që do të shkaktojë më shumë viktima sesa ato të 7 tetorit është i gabuar, pasi bazohet në një keqkuptim të asaj që po ndodh në Gaza.

Ai shpjegoi se vazhdimi i luftës do të dobësojë ushtrinë izraelite, e cila tashmë po vuan sepse çdo ditë ka të vdekur dhe të plagosur, ndërsa Hamasi tashmë ka mbushur radhët e tij me luftëtarë të rinj 17 dhe 18 vjeç.

Gjenerali Brick tha se qëllimet e luftës për përmbysjen e Hamasit dhe lirimin e të gjithë të burgosurve me presion ushtarak nuk janë arritur dhe, nëse sulmet me objektiva të paqarta vazhdojnë me të njëjtin ritëm, “ata nuk do të jenë në gjendje të rrëzojnë Hamasin, por të rraskapitur, do të rrëzojnë veten e tyre”.

 Gjenerali paralajmëroi gjithashtu se Izraeli do të shembet brenda një viti nëse lufta kundër Hamasit dhe Hezbollahut të Libanit vazhdonte. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit