0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Gjenerali amerikan: Kina mund të rrisë ndikimin në Lindjen e Mesme ndërsa Amerika zvogëlon praninë

Më të lexuarat

Një komandant i lartë amerikan thotë se ndërsa Shtetet e Bashkuara zvogëlojnë praninë e tyre ushtarake në të gjithë Lindjen e Mesme për t’u përqëndruar në konkurrencën e madhe me Kinën dhe Rusinë, kjo rrezikon t’u japë atyre dy vendeve një shans për të plotësuar hapësirën e lënë bosh dhe zgjeruar ndikimin e tyre në rajon.

Gjenerali Frank McKenzie ka zhvilluar një turne nëpër Lindjen e Mesme gjatë javës së kaluar duke dhënë vlerësime mbi pyetjet e ngritura nga udhëheqësit ushtarakë dhe politikë me të cilët është takuar. Ata duan të dinë nëse Uashingtoni është akoma të përkushtuara ndaj vendeve të tyre dhe rajonit dhe çfarë mbështetjeje tjetër mund të marrin.

Zoti McKenzie është komandanti më i lartë ushtarak amerikan për Lindjen e Mesme. Ai foli të dielën për gazetarët që udhëtonin me të.

/voa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit