3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Gjenerali Akar takon homologun amerikan: Kujdes me civilët në Mosul

Më të lexuarat

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Gjeneralarmate Hulusi Akar, priti homologun amerikan, Joseph Dunford, në rezidencën e Ambasadës turke në Uashington, ndërkohë që takimi mes tyre zgjati rreth 2 orë…

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Gjeneralarmate Hulusi Akar, i cili po qëndron në Uashington për mbledhjen e kryeushtarakëve të vendeve anëtare të koalicionit ndërkombëtar në luftë kundër organizatës terroriste DAESH, realizoi një takim të veçantë me Shefin e Shtatmadhorisë së SHBA-ve, Gjeneral Joseph Dunford.

Kreu i ushtrisë turke e priti homologun amerikan në rezidencën e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Uashington, ndërkohë që takimi mes tyre zgjati rreth 2 orë.

Shtatmadhoria në Ankara bëri me dije përmes një komunikate me shkrim se gjatë takimit ndërmjet gjeneralëve Akar dhe Dunford janë shkëmbyer informacione dhe mendime në lidhje me operacionet ushtarake, që vijojnë në Siri dhe Irak.

“Në bisedime është ngritur në rend të ditës edhe operacioni për çlirimin e Mosulit nga pushtimi i DAESH-it dhe është theksuar veçanërisht se duhet të bëhet kujdes maksimal për të mos shkaktuar dëme në radhët e civilëve”, nënvizohet në komunikatën e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, publikuar vetëm pak orë përpara se në Irak të niste operacioni i shumëpritur çlirimin e Mosulit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit