Pas situatës së krijuar në veri të Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se gjatë orëve të mbrëmjes do të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë.
Kryeministri këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media, ku ka folur për situatën aktuale në veri të vendit.
“E kam ftuar një mbledhje të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, e cila pritet të mbahet gjatë orëve të mbrëmjes”, tha Kurti, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, në konferencën për shtyp, Kurti ka thënë se faktori ndërkombëtar nuk do të duhej t’i mbyllë sytë para nxitjes që po bën Serbia ndaj qytetarëve të caktuar të Kosovës.
Kreu i Qeverisë e ka mirëpritur propozimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, që për gjendjen në veri të takohen pozitë e opozitë, teksa ka thënë se ky vendim duhet të përkrahet nga i gjithë spektri politik në vend./Telegrafi/