8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Gjenden tetë trupa të pajetë brenda një kamioni në Teksas

Më të lexuarat

Tetë persona janë gjetur të vdekur brenda një kamioni të parkuar jashtë një dyqani “Walmart” në San Antonio, në shtetin e Teksasit, kanë thënë zyrtarë policorë.

Njëzetë të tjerë janë në gjendje kritike apo të rëndë, disa prej të cilëve besohet se kanë pësuar sulme në zemër dhe dehidrim, dhe janë dërguar në spital, raporton BBC.

Policia nuk ka treguar për prejardhjen e automjetit, por ka konfirmuar se shoferi është ndaluar.

Dyshimet e para janë për një rast trafikimi.

Departamenti amerikan i migrimit po tenton të gjejë të dhëna për viktimat.

Shefi i Policisë në San Antonio, William McManus, ka thënë gjatë një konference për media se trupat janë zbuluar pas një telefonate nga një punonjës i Walmartit, të cilit i ishte afruar një person nga kamioni për të kërkuar ujë, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se disa të tjerë mund të kenë ikur në këmbë në pyllin e afërt.

Shefi i zjarrfikësve, Charles Hood, ka thënë se kanë arritur në vendngjarje pas mesnatës dhe kanë gjetur tetë persona pa shenja jete në pjesën e pasme të kamionit, i cili nuk kishte sistem funksional për freskim të ajrit dhe as shenja të ujit në brendësi.

Ai ka konfirmuar se së paku 2 prej viktimave ishin të moshave shkollore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit