21.9 C
Pristina
Sunday, May 26, 2024

Në Brusë të Lipjanit, një fis, një mbiemër e dy besime fetare

Më të lexuarat

Rreth 300 banorë të fshatit Brusë të Komunës së Lipjanit vazhdojnë ta mbajnë një mbiemër. I takojnë një fisi (gjaku), mirëpo janë të ndarë në dy besime fetare, në myslimanë dhe në katolikë.

Ky ndryshim religjioni nuk përbën asnjë pengesë që ata të jetojnë si vëllezër, që të mirën e të keqen ta ndajnë bashkë, fëmijët e tyre të shkojnë në të njëjtën shkollë dhe për interes të fshatit të jenë gjithmonë si një, shkruan sot “Koha Ditore”.

Familja e madhe Gashi e Brusit ka histori të veçantë. Në vitet 1912-1913 pas tërheqjes së Perandorisë Osmane nga territori i Kosovës ajo ishte shpërngulur nga fshati Llapushnik i Komunës së Drenasit.

Aso kohe numëronte 15 anëtarë. Pasi ishte vendosur në fshatin Brusë, ajo ishte ndarë në dy besime fetare, për të vazhduar me trashëgimtarët e tyre deri në këtë kohë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit