Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një qytetar në Podujevë ka gjetur një portofol me një shumë të konsiderueshme të parave dhe të njëjtën e ka dorëzuar në Polici.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Në njoftim thuhet se portofoli është dorëzuar në Polici dhe më pas i është dhënë pronarit.