Një njeri i urtë u pyet: Cila është gjëja më e çuditshme te njeriu?
U përgjigj:
Njerëzit mërziten dhe lodhen nga fëmijëria dhe shpejtojnë të rriten, dhe pastaj shpresojnë të kthehen përsëri në periudhën e fëmijërisë!
E humbin shëndetin e tyre për të mbledhur pasuri, pastaj shpenzojnë pasurinë për ta kthyer shëndetin e tyre!
Mendojnë për të ardhmen të merakosur dhe e harrojnë të tashmen.. dhe në fund nuk e jetojnë as të tashmen e as të ardhmen!
Jetojnë sikurse nuk do të vdesin asnjëherë, dhe vdesin sikurse të mos kishin jetuar asnjëherë!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU