2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Gjatë vitit 2014, 76 mijë të vrarë në Siri

Më të lexuarat

Më shumë se 76 mijë njerëz janë vrarë gjatë vitit 2014 në Siri, duke bërë që viti që lam pas, të jetë më i përgjakuri që nga fillimi i luftës në vitin 2011.
Observatori sirian për të drejtat e njeriut me bazë në Londër, i ka regjistruar 76 mijë e 21 njerëz të vdekur gjatë vitit 2014.

Observatori ka njoftuar se nga 18 mijë civilët e vrarë gjatë vitit 2014 në Siri, 3 mijë e 501 prej tyre janë fëmijë. Por sipas burimeve të tjera të instituticioneve të pavarura rajonale, viktimat civile vetëm nga bombardimi janë mbi 32 mijë, e prej tyre mbi 4 mijë fëmijë.

Shumica nga viktimat e vitit që lam pas, sipas tyre, kanë qenë lufëtarë dhe atë 23 mijë e 747 pjesëtarë të forcave opozitare si dhe 22 mijë e 627 pjesëtarë të trupave të regjimit dhe milici.

Në Irakun fqinj, qeveria ka njoftuar se gjatë vitit 2014 janë vrarë së paku 15 mijë njerëz.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit