Kryetari i Organizatës Kombëtare Rohingya të Arakanit, Nuri Islam bëri të ditur se “Me qëllim të fshehjes së masakrave trupat e viktimave ose digjen ose hidhen në lumenj”.
Pretendohet se gjatë muajit të fundit në provincën Arakan të Mianmarit janë masakruar rreth 7 mijë myslimanë.
Kryetari i Organizatës Kombëtare Rohingya të Arakanit, Nuri Islam duke e bërë të ditur se në Arakan janë masakruar 7 mijë myslimanë tha se “Me qëllim të fshehjes së masakrave trupat e viktimave ose digjen ose hidhen në lumenj. Në këtë mënyrë bëjnë përpjekje për ti fshehur gjurmët”.
Sipas një komunikate të lëshuar me shkrim nga Shoqata Ndërkombëtare e Informacionit të Medias (UMED) Nuri Islam u takua me kryetarin e shoqatës UMED, Aslan Degirmenci dhe zv/kryetarin Ahmet Açikay.
Në deklaratën e tij të bërë këtu Islam falënderoi median e Turqisë, e cila mbanë në rendin e ditës gjenocidin e myslimanëve në Arakan, ndërsa shtoi se “Masakrat tani nuk bëhen vetëm nga ana e ushtrisë, por edhe nga budistët fanatik. Ata bastisët pothuajse të gjitha fshatrat tona, të cilat i kanë djegur dhe shkatërruar. Përballë të gjitha këtyre bota mbeti e heshtur. Ndërkaq Turqia, me median, politikën, organizatat bamirëse dhe popullin e saj prej ditës së parë ndodhet pranë nesh. Ajo gjithashtu dërgoi edhe ndihma të shumta. Posaçërisht mediat turke u bënë zëri i thirrjes tonë. Për ato që u jetuan nuk dëgjoi vetëm Turqia, por e gjithë bota. Për këtë shpreh falënderime të veçanta”.
Islam gjithashtu theksoi se për gjetjen e zgjidhjes së qëndrueshme Organizata e Kombeve të Bashkuara duhet të marr përsipër përgjegjësi.
Edhe kreu i UMED-it, Aslan Degirmenci tha se Turqia bënë përpjekje të mëdha që dhuna në rritje, të cilës i paraprijnë forcat ushtarake dhe budistët, të marr fund.
Degirmenci gjithashtu shtoi se në 81 regjione të Turqisë u organizuan fushata për mbledhjen e ndihmave ndërsa tha se “Edhe media jonë nuk mbylli dhe nuk mund të mbyllë sytë ndaj atyre që po jetohen në Arakan. Ajo informoj botën mbi dhunën të cilën qeveria budiste e Mianmarit zbaton në Arakan”.
Në sulmet e ushtrisë së Mianmarit, të ndërmarra ndaj civilëve në Arakan me pretekst luftën kundër militantëve të armatosur, prej 25 gushtit e këtej janë vrarë me mijëra myslimanë.
Mirëpo numri i saktë i viktimave nuk mund të përcaktohet pasi udhëheqja e Mianmarit nuk lejon hyrje-daljet në zonë.