4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Gjatë javës së fundit, numri i të shëruarve nga COVID-19 është më i madh se numri i të infektuarve në Kosovë

Më të lexuarat

Tash e një javë, në Kosovë numri i të shëruarve është shumë më i madh se ai i rasteve të reja me COVID-19, ndërkaq vërehet edhe rënie e numrit të pacientëve që kanë vdekur nga ky virus.

Gjatë shtatë ditëve të fundit, mbi 2 mijë është numri i personave të shëruar më shumë sesa i të infektuarve.

IKSHPK-ja ka raportuar gjatë këtyre ditëve më së shumti raste të enjten e 22 prillit, ku janë konfirmuar 382 raste, ndërkaq më së paku më 26 prill, ku janë konfirmuar 154 raste.

Gjithsej, gjatë kësaj jave janë konfirmuar 1 mijë 619 raste të reja me COVID-19.

IKSHPK-ja në raportin e fundit, atij të ditës së djeshme ka raportuar njoftuar se numri total i rasteve pozitive është 104.717 raste nga 527.692 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.153 raste të vdekjes.

Në të njëjtin raport, thuhet se gjatë ditës së djeshme janë shëruar 508 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 93.079 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.485. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit