2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Gjatë 50 ditëve, 9 seanca dëgjimore për “Rastin Kumanova”

Më të lexuarat

Gjykata dëshiron që në mënyrë të shpejtë të udhëheq rastin ‘Lagja e Trimave’ për të cilin akuzohen 29 persona.
Deri në fund të marsit janë caktuar nëntë seanca, ndërsa e para është caktuar për nesër, transmeton Alsat-m. Edhe pse agjenda është e ngjeshur, ekspertët juridik presin që procesi gjyqësor të zgjasë. Ata presin që gjatë gjykimit të zbulohen shumë lojëra të prapaskenave që u paraprinë ngjarjeve të Kumanovës.
Në fazën e parë të nëntë seancave prokuroria do të shpjegojë argumentet e saj mbi të cilat e bazon akuzën. Më pas mbrojtja do ti paraqesë kundër argumentet në favor të të akuzuarve. Për Kadriun, rasti është i dyshimtë në shumë aspekte.
Sipas Kadriut ky rast duhet të kalojë në kompetencë të Prokurorisë Speciale. Nëse shpallen fajtorë për veprën për të cilën ngarkohen, atëherë të akuzuarit do të përballen me dënime nga tetë vjet deri në burgim të përjetshëm. Mbrojtja pohon se nuk bëhet fjalë për terrorizëm, por se me rastin ‘Lagja e Trimave’ ndokush është përpjekur ta shpërqendrojë vëmendjen nga “bombat” e LSDM-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit