Fotografi iranian, Saeed Mohammadzadeh u përzgjodh si fotografi i vitit mes një larmie zgjedhjesh nga mjedisi dhe jeta mes problemeve të krijuara për natyrën dhe botën e gjallë.
“End Floating”, imazhi i tij përndjekës i një anijeje të ngecur në breg në kripën e ngurtësuar në liqenin Urmia, ilustron sesi ndryshimet e klimës, keq-menaxhimi i ujit dhe thatësirat e kanë shkatërruar peizazhin.