-0.1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Gëzim Kelmendi i gëzuar me fitoren e Erdoganit: Na ka gëzuar të gjithëve!

Më të lexuarat

Kryetari i Partisë FJALA, Gëzim Kelmendi, ka uruar Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan, për siç ka thënë “me rastin e fitores në referendumin e mbajtur sot”.
Ky është postimi i plotë i Kelmendit:

I nderuari President Erdogan,

Iu uroj fitoren për suksesin e arritur në referendumin e sotëm.

Fitorja e juaj është fitore jo vetëm për Turqinë, por për tërë rajonin dhe për tërë vendet që e duan lirinë dhe mirëqenien e qytetarëve të tyre.

Fitorja e juaj na ka gëzuar të gjithëve.

Ju keni forcuar Turqinë, keni ndihmuar vendin tonë në gjitha proceset dhe keni ndihmuar rajonin dhe shumë vende të tjera.

Lufta e juaj kundër terrorizmit dhe organizatave terroriste është model për shumë vende të tjera.

Jeni shembull dhe inspirim për shumë popuj dhe politikanë të ndryshëm.

ALLAHU ju ruajt juve dhe popullin turk.

Gëzim Kelmendi,

Kryetar i Partisë FJALA,

Deputet i Kuvendit të Kosovës.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit