-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gëzim Kelmendi: Gabim e ke Ramush Haradinaj

Më të lexuarat

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia Fjala i ka thënë liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, se në kohën e Sulltanit edhe Plava e Gucia kanë qenë të shqiptarëve.

“Në kohën e Sulltanit, kufiri i Kosovës nuk ka qenë në Çakorr e te Kulla e Zhlebit, por Plava e Gucia kanë qenë tonat, ndërsa në drejtim të Serbisë, Kosova është shtrirë deri në Nish”, ka shkruar deputeti Kelmendi në llogarinë e tij në facebook.

Madje ai ka thënë se në kohën e Sulltanit shqiptarët kanë jetuar shumë më mirë sesa tash.
“Përveç kësaj, sa ka qenë Sulltani në pushtet, ne shqiptarët kemi qenë pashallarët e ballkanit, e sot jemi bërë ushqim i nipave të Car Dushanit”, përfundon postimi i tij.

Për më tepër, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, kishte thënë se as në kohën e Sulltanit nuk kanë arritur që ta sjellin kufirin aty ku e përcakton versioni aktual i demarkacionit, por ka mbet në Çakorr e të Kulla e Zhlepit./Insjaderi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit