Kryetari i Partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me taksën e vendosur për gjitha produktet e Serbisë.
Përmes një statusi në “Facebook”, ai ka thënë se përkrah kryeministrin, Ramush Haradinaj.
Kryeministër Haradinaj, kësaj rradhe jam me ty 100%,
“I nderuari kryeministër Haradinaj, ky vendim i qeverisë është vendim që ka gëzuar çdo zemër shqiptari. Unë si shqiptar që jam, jam i gëzuar dhe plotësisht pajtohem me ju dhe e mbështes këtë vendim të juajin, 100%”, ka shkruar ai.
Statusi i plotë:
Vendimi i qeverisë së Kosovës për taksën 100% ndaj produkteve të Serbisë, është ndër vendimet më të qëlluara dhe më të guximshme prej të gjitha qeverive të pasluftës në Kosovë.
As një qeveri më herët nuk ka vepruar ndaj Serbisë, sikur kjo qeveri.
As një qeveri nuk i ka dhënë mbështetje produkteve vendore, sikur kjo qeveri.
As “aksionet” dhe as protestat e dhunshme të VV-së nuk i kanë dhënë goditje produkteve nga Serbia dhe fuqizim të produkteve vendore.
Këto aksione dhe protesta të VV-së e kishin vetëm një rezultat, dhunë dhe lëndime të protestuesve dhe policëve dhe dëme materiale.
I nderuari kryeministër Haradinaj, ky vendim i qeverisë është vendim që ka gëzuar çdo zemër shqiptari.
Unë si shqiptar që jam, jam i gëzuar dhe plotësisht pajtohem me ju dhe e mbështes këtë vendim të juajin, 100%.
Kryeministër Haradinaj, edhepse në të kaluarën nuk jam pajtuar me shumë deklarime të juaja në raport me besimtarët musliman, kësaj rradhe të mbështes dhe pajtohem me ju.
Unë jam musliman, dhe e kam obligim të ta them të vërtetën dhe ta mbështes të drejtën.
Kësaj rradhe ke të drejtë, për këtë arsye të mbështes dhe pajtohem me ty.
Ajo çka na bashkon mua dhe ty është shteti i Kosovës.
Ajo çka na bashkon mua dhe ty është interesi i popullit tonë.
I nderuar kryeministër Haradinaj, ndoshta do të befasohesh me këtë mbështje që po ta ofroj, por dije se muslimani e don:
– shtetin e tij,
– popullin e tij,
– të drejtin dhe drejtësinë.
Dhe si musliman që jam, sa herë që ti si kryeministër punon për popullin dhe shtetin e Kosovës, do ta kesh mbështetjen time.