Kombinimi i kalciumit dhe fosforit i forcon dhëmbët dhe kockat, kurse gështenja e butë është e mirë për sistemin nervor.
Për dallim prej arrave dhe bajameve, gështenja përmban nivel më të ulët të yndyrave dhe është i vetmi i këtij grupi që përmban vitaminën C. Gështenja përmban edhe shumë minerale, si kalium, fosfor, kalcium, magnez dhe hekur.
Gjithashtu, përmban vitamina të grupit B, si edhe vitaminat e A i C. Meqenëse gështenja është e pasur me kalium, ndihmon gjatë mjekimit të sëmundjeve të veshkave dhe të gjakut.
Hahet kur është e pjekur, kurse që të zihet më lehtë duhet të anashkalohet kombinimi me ushqim tjetër. Gështenja e zierë ka shumë përbërje minerale, ndërsa gështenja e pjekur ka vlerë më të madhe energjitike, proteina, si dhe dyfish karbohidrate . Kurse gështenja e egër, përkatësisht fruti dhe lëvozhga e saj kanë zbatim të gjerë në mjekësinë alternative.
Ai përdoret për mjekim të reumatizmës, përdoret si diuretik, për uljen e ënjtjeve dhe infektimeve të ndryshme.
Sidomos përdoret edhe në përbërjen e shumë preparateve kozmetike për lëkurën e flokëve dhe fytyrës, për shkak të efekteve të saj qetësuese mbi organizmin /brezi/kohaislame