15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Hudhra kundër shtypjes së lartë të gjakut

Më të lexuarat

Hulumtimet e reja të kryera në Australi kanë treguar se barnat kundër shtypjes së lartë të gjakut janë më të efektshëm nëse përdoren në kombinim me hudhër.

Në studimin i cili ishte kryer në universitetin e Adelaides kishin marrë pjesë rreth 50 pacientë, të cilët kishin vuajtur nga shtypja e lartë e gjakut, përkundër asaj se rregullisht kishin marrë barnat e përshkruara nga mjeku.

Në hulumtim ishte vërtetuar se pas 12 javëve, pjesëmarrësit në hulumtim, të cilët kishin përdorur kapsula me ekstrakte të hudhrës kishin shtypje më të ulët të gjakut në krahasim me pacientët të cilët më herët kishin marrë barnat dhe placebo.

Ekspertët në revistën ‘Maturitas’ shtojnë se edhe studimet e mëparshme kanë treguar në ndikimin pozitiv të hudhrës kur bëhet fjalë për punën e zemrës dhe enëve të gjakut, si dhe zvogëlimin e përqendrimit të kolesterolit në gjak.

Sipas fjalëve të tyre, para se të konsumoni ekstraktet e hudhrës do të ishte e udhës të konsumoheni me mjekun, marrë parasysh mundësinë e ndërveprimeve me medikamentet e tjera. /bbc/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit