3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Gërvalla: Vrasja e 82-ishit në Shtutgard nuk është sqaruar plotësisht

Më të lexuarat

Nuk ka asnjë dyshim se urdhrin për vrasjen e Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës, në janar të vitit 1982, e ka dhënë Sigurimi Shtetëror jugosllav, por vrasja ka mbetur pa u sqaruar ende plotësisht, ndërsa pretendimet e fundit për autorët e vrasjes së trefishtë shihen me dyshime të mëdha nga familjarët e Jusuf Gërvallës. E bija e tij, Donika Gërvalla, ka hedhur poshtë pretendimet e bëra nga njëri prej themeluesve të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), Ibrahim Kelmendi, i cili përmes një libri dhe disa intervistave ka ngritur gishtin e akuzës për vrasjen e Gërvallajve dhe të Kadri Zekës drejt një tjetër aktivisti të asaj kohe në diasporë, Riza Salihut.

Në një intervistë për emisionin “Press-ing”, të KTV-së, Donika Gërvalla ka rrëfyer për ato që i di dhe ato që nuk i di në lidhje me vrasjen e 17 janarit 1982, në Untergruppenbach të Gjermanisë, ndërsa ka dhënë edhe vlerësimin e saj për emrat që përmenden, përfshirë Ibrahim Kelmendin dhe Riza Salihun. Për Ibrahim Kelmendin thotë se ka një talent të aftë që të vërtetat e vogla t’i ndërlidhë me gënjeshtra të mëdha, ndërsa Riza Salihun e quan dinak dhe tinëzar dhe vjedhës të postës së babait të saj. (INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit