Irani planifikon të lansojë satelit në hapësirë

0
53
Teheran – Ministri iranian i  Mbrojtjes, Ahmed Vahidi, tha se  nisja e satelitit Fexhr në hapësirë që do të bëhet në një të ardhme të afërt, mbart mesazhin se Republika e Iranit ka një potencial të lartë shkencor dhe ka plane serioze për zhvillim, njofton agjencia e lajmeve IRNA.

Ahmed Vahidi midis tjerash tha: ” Ky satelit është planifikuar të lëshohet më 23 maj, pavarësisht sanksioneve dhe kërcënimeve dhe në qoftë se ju mendoni se pushteti despotik do të frenojë Iranin, ata duhet ta dinë se ky vend nuk mund të mposhtet”.  Përmes lansimit të raketave Republika e Iranit dëshmon kapacitetet në fushën e shkencës dhe teknologjisë.