0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Gënjeshtra e Prillit – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Sa i përket gënjeshtrës së prillit nuk dihet në të vërtetë origjina e kësaj gënjeshtre, andaj edhe ekzistojnë mendime të ndryshme mbi këtë gjë:

Disa thonë se buron nga festat e pranverës, ku nata dhe dita janë të barabarta, me 21 mars.

Disa tjerë thonë se ky bidat ka filluar në Francë, në vitin 1564 pasi që është caktuar kalendari i ri, kurse ai që e refuzonte këtë kalendar të ri, me një Prill talleshin njerëzit me te dhe e nënçmonin.

Të tjerët thonë se buron në shekujt e hershëm dhe nga festat e idhujtarëve, me fillimin e pranverës. Andaj e konsiderojnë se mbeturinë e ritualeve të idhujtarisë…etj.

Disa kësaj dite i thonë peshku i Prillit, pasi që dielli kalon nga shenja e peshkut në shenjën që vijon.

Disa e ndërlidhin me vuajtjet e Isait [alejhis-selam], të cilët mendojnë se Isai [alejhis-selam] është kryqëzuar me një Prill.

Disa kafira këtë ditë e quajnë dita e të gjithë budallenjve dhe mendjelehtëve, siç e quajnë anglezët, andaj ai që u beson gënjeshtrave që i përhapin qeshen dhe tallen me to.

Herën e parë është përdorur kjo gënjeshtër në gjuhën angleze në një revistë ku me 2 prill të vitit 1698 shkruante se me disa njerëz kanë pranuar ftesë që me një Prill të marrin pjesë në aksionin e larjes së të zinjve te kulla e Londrës.

Në prill ka ndodhur edhe kjo. Gazeta “Iven star” ka publikuar në Mars të vitit 1746 se me një Prill do të ketë ekspoziturë të gomarëve në odën e bujqësisë në qytetin Aslenxhton. Atë ditë u mblodhën shumë njerëz që të marrin pjesë në këtë ekspoziturë. Pritën gjatë kohë, mirëpo s’doli asgjë. Pyetën se kur do të fillojë kjo ekspoziturë, e nuk morën përgjigje. Kuptuan se ata vet ishin gomarët!! 

Disa kanë shkruar në lidhje me origjinën e kësaj gënjeshtre duke thënë:

Shumë prej nesh e feston –jeton- atë ç’farë quhet si “1 Prilli”, ose siç njihet ndryshe si “Dita e rrenave”, por që përkthimi i saktë i saj është “Dita e mashtrimit”, mirëpo sa prej nesh e di të fshehtën e hidhur që shihet pas “kësaj dite-feste” ?!

Në kohën kur myslimanët qeverisnin Spanjën- para rreth një mijë vjetësh, ata qenë një forcë e pathyeshme. Përpjekjet e krishterëve Evropianë për zhdukjen e Islamit nëpër botë nuk reshtën asnjëherë, duke ia arritur deri diku qëllimit të tyre. Megjithëse u përpoqën disa herë për mposhtjen e Islamit në Spanjë, ata nuk patën sukses.

Kur arritën të zbulojnë sekretin e forcës së myslimanëve, filluan të mendojnë

për një strategji tjetër, me te cilën do të arrijnë të mposhtin këtë forcë islame. Kështu që filluan të dërgojnë falas në Spanjë, pije alkoolike e cigare. Kjo taktikë perëndimore filloj të japë rezultatin e vet, duke sjellë një dobësim të IMANIT -“besimit” të myslimanëve, e kryesisht tek brezi i rinise [spanjolle].

Në këtë mënyrë krishterët katolikë evropianë, arritën që të mashtrojnë Spanjën islame, duke i dhënë fund qeverisjes Myslimane në Spanjë, e cila zgjati për më shumë se 800 vjet ..

Kalaja e fundit e myslimanëve, Grënada, ra në datën “1 PRILL”.

Prej atij viti e deri më sot, për çdo vjet festojnë atë ç’fare quhet “mashtrimi i Prillit” -(APRIL FOOL)- “1 PRILLI”.

Me festimin e tyre të kësaj dite, ata duan ti bëjnë për budallenj myslimanët, duke mos u mjaftuar me “mashtrimin që bënë në Andaluzi-Spanjë”, por të mashtrojnë gjithë botën Islame, me festimin e kësaj dite. Ne myslimanët u mashtruam nga qafirët, te cilët “kanë të drejtë” ta festojnë si fitore të tyre ndaj nesh.

Vëllezër e motra myslimane!

Kur ne e festojmë  këtë ditë, kemi të bëjmë me padituri të realitetit, e sikur të dinim shkakun e vërtetë të kësaj feste, asnjëherë s’kishim për ta festuar, “humbjen  tonë”. Dhe tani pasi mësuam të vërtetën, le të vendosim që të mos e festojmë këtë ditë. Le të mësojmë nga historia, e të mos lejojmë asnjë dobësim të Imanit tonë.

Nuk është me rëndësi për ne origjina e kësaj gënjeshtre aq sa na intereson vendimi i sheriatit për gënjeshtrën. Ajo që pa dyshim e dimë është se s’ka ekzistuar në shekujt e parë të Islamit, nuk e kanë shpikur myslimanët, por është nga armiqtë e tyre.

Ndodhitë që kanë të bëjnë me gënjeshtrën e prillit janë të shumta. Disa në këtë variant i kanë lajmëruar se u ka vdekur babai, ose nëna dhe ata nuk kanë mundë të durojnë e kanë vdekur. Në tallje dhe me gënjeshtra i kanë informuar se është dëbuar nga puna, ose i është djegur shtëpia, ose ka pasur ndeshje familja e tij, e i ka ndodhur që është sëmurë nga zemra, ose e ka goditur paraliza etj.

Ose tjetri flet rrejshëm dhe në tallje për 1 PRILL se e ka parë gruan e tij me tjetërkënd, kurse kjo bëhet shkak që ky ta vret atë njeri, etj.

Tregimet s’kanë skaj, kurse të gjitha burojnë nga gënjeshtra, të cilën e ka ndaluar Islami dhe logjika e shëndoshë.

Sheriati ka ndaluar gënjeshtrën edhe në lojë dhe ka ndaluar që të trishtohet besimtari, qoftë me seriozitet ose në lojë, qoftë me fjalë ose me vepra.

Kështu del në shesh se në sheriatin e Allahut ka urtësi dhe përkujdes për gjendjen e njerëzve.

Allahu na dhuroftë të mira.

Përgatiti: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit