Mediat shqiptare u mbushën sot me lajmin se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan paska bërë krahasim mes cështjes kurde dhe asaj të Kosovës, dhe madje kanë raportuar se Erdogan paskan thënë “Erdogan thotë se Kosova ende nuk është shtet”.
Por sic bëhet e ditur përmes mediave që kanë postuar videon e plotë të fjalimit të Erdogan, ky i fundit nuk e ka mohuar në asnjërin rast, as në mënyrë direkte e as indirekte shtetësinë e Kosovës, por e ka përmedur faktin që vendi ynë është i njohur ndërkombëtarisht nga 114 shtete, ndersa shtetin kurd e pranon vetem Izraeli.
Erdogan ka thënë më tej se edhe pse e njohur nga gjithë ato shtete, Kosova vazhdon të ketë probleme në rrafshin ndërkombëtar, duke iu refereuar sfidave të Kosovës në anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare, gjë që është mjaft faktike.