-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Genc Plumbi – Në ndeshjen Shqipëri – Serbi fitoi maturia!

Më të lexuarat

Në fund fitoi maturia!
Ndoshta është koha të dalim me ndonjë mësim të dobishëm prej ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila tregoi se nacionalizmi i tepruar, parullat dhe atdhedashuria e shprehur vend e pa vend nuk mund të dalin mbi maturinë dhe eksperiencën. Edhe pse euforia dhe nacionalizmi i shprehur me të gjitha format e tij ekstreme është tipar i përbashkët i ballkanasve, por edhe këta në fund të fundit nuk janë të gjithë njëlloj. Ndoshta për shqiptarët, të cilët në momente të caktuara i ngrejnë në maksimum notat e nacionalizmit dhe vetëlavdërimit, ndërsa në jetën e përditshme në praktikë demonstrojnë totalisht të kundërtën, ky fenomen ka të bëjë pikërisht për të kompensuar mungesën tonë të eksperiencës dhe aftësinë tone të kufizuar në krahasim me fqinjët për të ruajtur qetësinë dhe maturinë që të japin mundesinë për të marre vendimet e duhura.
Shqiptaret kanë nevoje për një atdhedashuri të matur, që nuk u krijon atyre iluzionin se janë “populli i zgjedhur i Zotit mbi tokë”, që nuk ua ndërpret atyre lidhjen me realitetin që jetojnë dhe as nuk ua cënon aftësinë për të njohur vetveten. Pra ka ardhur koha për një edukim masiv të shoqërisë me një nacionalizëm të dobishëm që nuk na humb toruan dhe as maturinë, të cilat mesa duket serbet i zotërojnë dhe dinë t’i shfrytëzojnë më mire se sa ne.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit