-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Gazetarja Kanadeze dhe burri i saj shkojnë në Somali për të raportuar lajme pozitive për Somalinë, mbesin të vrarë në një sulm terrorist

Më të lexuarat

Kjo është Hodan Nalayeh. Ajo u zhvendos nga Kanadaja në Somali për të raportuar histori pozitive rreth Somalisë dhe popullit të saj. Dje Nalayeh dhe burri i saj Farid u vranë në një sulm terrorist në një hotel në Kismayo.

Radio stacioni i pavarur i bazuar në Mogadishu Radio Dalsan i konfirmoi Associated Press se Hodan Nalayeh dhe Farid Jama Suleiman vdiqën në sulmin e të premtes.

Një zyrtar somalez thotë se sulmi filloi me një shpërthim bombash me makinë vetëvrasëse dhe pastaj persona të armatosur sulmuan një hotel në qytetin port të Kismayo.

Nalayeh ka lindur në Somali në vitin 1976, por kaloi shumicën e jetës së saj në Kanada, së pari në Edmonton dhe pastaj në Toronto.

Naleyeh ishte producente, prezantuese dhe themeluese e TV Integrimi./KohaIslame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit