Gazetarja Shireen Abu Akleh po ndiqte bastisjen e ushtrisë izraelite në kampin Jenin
Gazetarja e kanalit televiziv Al-Jazeera, Shireen Abu Akleh, ka humbur jetën si pasojë e të shtënave të ushtarëve izraelitë në kampin e refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga ministria palestineze e Shëndetësisë, bëhet e ditur se gazetarja Shireen Abu Akleh ka humbur jetën pasi u plagos rëndë në kokë si pasojë e të shtënave me plumba të vërtetë nga ushtarët izraelitë.
Shireen Abu Akleh po ndiqte bastisjen e ushtrisë izraelite në kampin Jenin.
/aa/