2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Gazetari: Tolerohen fyerjet e muslimanëve por nuk tolerohen kritikat mbi masakrat e Izraelit

Më të lexuarat

Moderatori televiziv holandez, Peter Rudolf de Vries, kritikoi vendin e tij, mbi atë të cilën e quajti “standarde të dyfishta”.

Në një prononcim gjatë një emisioni televiziv, De Vries, 61 vjeç, tha se vendi i tij toleron fyerjet e muslimanëve që bëhen nga partitë e ekstremit të djathtë, por nuk toleron kritikat mbi masakrat e Izraelit.

Paraprakisht, në programin televiziv “Toy”, këngëtarja izraelite Netta Barzilai, fituese e Eurovizionit të sivjetshëm, u shfaq në një version të ironizuar. Barzilai u përqesh, ndërsa në prapavijë të skenës u shfaqën masakrat e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës.

Moderatorja, njëherësh producente e programit, Sanne Wallis de Vries pranoi një sërë reagimesh mbi parodinë, ku spikati një ankesë e shkruar e ambasadës së Izraelit në Hagë, dërguar në adresë të televizionit në fjalë.

“Lideri politik i “Partia për Liri”, Geert Wilders, dëshiron të mbajë në Parlamentin e Holandës një garë karikaturash mbi Muhamedin, dhe kjo shihet si diçka normale, megjithatë të gjithë sulmuan këtë grua (Sanne Wallis de Vries) për atë që ajo bëri. Kjo ndodhë sepse ka standarde të dyfishta”, tha moderatori de Vries.

Wilders bëri një provokim të ri kohë më parë, me njoftimin se do të organizojë në Parlament një garë karikaturash, që për temë do të ketë profetin Muhamed.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit