Gazetari kontrovers Milenko Nedellkovski përmes profilit të tij në facebook ka bërë thirrje që protestuesit qysh në mëngjes tia bllokojnë rrugën eurokomisarit për zgjerim Johannes Hahn, edhe ate në pikën e pagesës rrugore Petrovec, që gjendet afër aeroportit të Shkupit. Siç shihet në facebook, postimin e tij e ka bërë jo nga Maqedonia, por nga Banja Lluka e Republika Srpska të Bosnjë – Hercegovinës.