-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gazetari legjendar palestinez humb dhe të birin po gazetar

Më të lexuarat

Tashmë, shefit të zyrës së Al Jazeera-s në Gaza iu shua e tërë familja

Hamza Dahdouh, djali i shefit të zyrës së Al Jazeera-s në Gaza, Wael Dahdouh, u vra në një sulm ajror izraelit në Khan Younis, në Rripin jugor të Gazës.

Ai u vra kur një raketë goditi drejtpërdrejt automjetin me të cilin po udhëtonte.

Hamza Dahdouh, 27 vjeç, një fotoreporter dhe kolegu Mustafa Thuraya ishin në makinë në momentin që ai u vu në shënjestër. Thuraya u vra gjithashtu.

Wael Dahdouh, 52 vjeç, humbi gruan, vajzën, nipin dhe djalin 15-vjeçar në një sulm izraelit në shtëpinë e tij familjare në tetor. Tashmë humb dhe djalin tjetër, duke bërë që pothuajse t’i shuhet e gjithë familja.

Gazetari i guximshëm Motaz Azaiza dërgoi një mesazh tronditës pasi kolegët e tij u vranë në Gaza

“Më thyhet zemra nga humbja e dy kolegëve dhe miqve të mi në sulmin ajror izraelit, njëri prej tyre është djali i madh i Wael Dahdouh, Hamza, një shpirt i bukur”.

Dhjetra gazetarë janë vrarë në sulmet izraelite që nga fillimi i luftës më 7 tetor. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit