Gazetari Bekim Laçi nëpërmjet një postimin në rrjetin social facebook, ka zbërthyer mënyrën se si janë të koordinuar disa analistë dhe opinionist nga Maqedonia dhe Kosova në tentimin e tyre për të njollosur subjekte të caktuar në Maqedoni. “Tendenca e disa mercenarëve analitik dhe mediatik nga Maqedonia dhe Kosova për të njollosë subjekte të caktuara në Maqedoni është aq transparente sa që lirisht mund të marrin epitetin e “binjkëve siamezë”. Unë nuk dyshoj se janë mirë të koordinuar sepse diskursi i tyre është identik, me epitetin primitiv. Ata nuk dijnë tjetër përveç :Turqia, Erdogani, diktator, shqiptarët, financat, anti-shqiptar dhe këtë e përsërisin në formë diletante pa asnjë argument. Klani Xhara e përdorë maksimën e cila në gjuhën e Erdoganit është: “At çamuru izi kalsın” (hedhe baltën që të mbetet gjurma)”, ka shkruar gazetari Laçi.