Jusufi është i bindur se sikur protestat gjithëshqiptare pa flamuj partiak që u realizuar me shumë sukses më 13 qershor në Shkup, ashtu edhe Këshilli Mbipartiak do të arrijë suksese të mëdha
Gazetari i mirënjohur shqiptar nga Gostivari, Memedali Jusufi ka përkrahur Këshillin Mbipartiak vetëm të iniciuar nga Lëvizja BESA, kurse vendimmarrja do u takoj atyre që do bëjnë pjesë në këtë Këshill. Ai thotë se si protesta gjithëshqiptare pa flamuj partiak që u realizuar me shumë sukses më 13 qershor në Shkup, është i bindur se edhe Këshilli Mbipartiak do të arrijë suksese të mëdha.
“Kam vendosur të përkrahi Këshillin Mbipartiak të inicuar nga Lëvizja BESA, s’kishte se si të ndodhte ndryshe pasi edhe e drejtova protestën gjithëshqiptare më 13 qershor”, – ka thënë shkurtimisht gazetari Memedali Jusufi.
Ndryshe, thuajse për çdo ditë Këshillit Mbipartiak i bashkangjiten personalitete dhe ekspertë të fushave të ndryshme që veprojnë në Maqedoni.