0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Gazetari francez: BE-ja kundër pranimit të Turqisë ngase është vend musliman

Më të lexuarat

Jean-Dominique Merchet, një gazetar i njohur francez për çështjet ndërkombëtare, e lidh qëndrimin e BE-së ndaj Turqisë me qenien e saj një vend musliman.

Merchet ka folur për korrespondentin e agjencisë së lajmeve Anadolu Agency, duke i deklaruar atij se BE-ja nuk e do Turqinë ngaqë është një vend musliman.

“Të gjitha vendet europiane, veçanërisht Franca, janë kundër anëtarësisë në BE të Turqisë ngaqë vendi është musliman.”

“Në Francë madje nuk mund ta diskutojmë anëtarësinë e Turqisë në BE,” i ka thënë Merchet korrespondentit të AA-së.

“Një person as mund të shprehë mbështetjen e tij për anëtarësinë e Turqisë në BE. Jam shumë i brengosur për këtë!”

Marrëdhënia midis BE-së dhe Turqisë ka qenë gjithmonë me ulje e ngritje, por asnjëherë nuk është ngrohur mjaftueshëm. Procesi i anëtarësimit të Turqisë nuk ka patur ndonjë kulm të tijin, ndërsa presidenti turk ka propozuar dhe një referendum në vend.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit