Mbreti i Arabisë Saudite Selman bin Abdulaziz ka urdhëruar që kolumnistin entuziast ta suspendojnë nga puna pasi ai e barazoi atë me Zotin, raportojn mediat Saudiane.
Mbreti Salman shpesh është lavdëruar nga kolumnistët në mediat lokale, në traditën tradicionale ndaj autoritetit, që kur 81-vjeçari mori detyrën në vitin 2015.
Por kolona e Ramazan al-Anzi në gazetën al-Jazirah që përshkruante Mbretin Salman si “Haleem”, ose të Durueshëmi, dhe “Shadeed al-Eqab” Dënuesi i Ashpër- të dyja emra që lidhen me emrat e Allahut – ka bërë që gazetari të ik shkoj larg.
Atribuimi i cilësive Hyjnore ose dhënia e Individëve, nga 99 emrat e Allahut, është e ndaluar në Mbretërinë Saudite, e cila ndjek shkollën strikte muslimane sunite e të Islamit.
Gazeta në internet, sabq, citoi mbretin të thoshte në letrën e tij me shkrim: “Kjo është një çështje që na ka shqetësuar, nuk e pranojmë dhe nuk e miratojmë atë, duke njohur rreziqet e saj dhe rrezikun e të qenit i butë ndaj saj . “/KohaIslame.com/