4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Gazetarëve dhe ANAListëve hipokrit të Kosovës! Mbështetësve të Berat Bu(b)zhala-s!

Më të lexuarat

Bekim Berisha

Gazetarëve dhe ANAListëve hipokrit të Kosovës! Mbështetësve të Berat Bu(b)zhala-s!

Kosova me standarde të dyfishta??
Po a nuk luftuan të gjithë ata trima që kjo mënyrë e të vepruarit të ndalohet? Po a nuk ishim ne shqiptarët që vuanim e që ende vuajmë një pjesë e shqiptarëve nga regjimet fashizoide srbo-sllave?? E si mundeshka për dikë “nënë” e për dikë “njerkë”?!

Para dy viteve në Kosovë u soll ligj me të cilin u ndalohej pjesmarrja si dhe thirrja për pjesmarrje e qytetarëve të Kosovës në luftërat e shteteve të huaja. Ky ligj edhe pse i rrezikshëm -në rast se Shqipëria hyn në luftë, ky ligj j’ua ndalon qytetarëve të Kosovës pjesmarrjen në mbrojtje të Shqipërisë- prap se prap bëri punë të mirë duke i parandaluar disa të ri e të hutuar që me dëshirën më të mirë për ti ndihmuar muslimanëve, ata manipuloheshin nga propagandat e “daesh-it”!

Pasi që u soll ai ligj, në Kosovë edhe u keqpërdor. U keqpërdor nga pushtetarët islamofobë, për ti arresuar hoxhallarët me pretekstin se ata në të kaluarën e paskan përkrahur “daesh-in”!! Dhe për “çudi” këta hipokritët që luajnë rrolin e gazetarëve dhe analistëve në Kosovë aspak nuk kundërshtuan! Aq më tepër i gëzoheshin atij maskaralliku që po bënte shteti i Kosovës, me shpresën se tani hoxhallarët do të trembeshin dhe do të heshtnin! Të gjthë e dijmë se si kaluan hoxhallarët. Edhe pse u munduan, edhe pse duruan nënçmime, ata në fund prap se prap dolën faqebardhë dhe fitimtarë!
Po tani pse këta hipokritë e mbrojnë atë krijesën e poshtër që quhet Berat Bu(b)zhala?! Po a nuk janë të gjith të barabartë para ligjit?!

Mos keni frikë o ju hipokrit të veshur me petkun e gazetarit e të analistit, se Turqia nuk po i përzihet Kosovës në punët e brendshme. Përkundrazi, Turqia vetëm po e fton Kosovën që ta ruaj dinjitetin e vet, duke e rrespektuar ligjin dhe duke e zbatuar atë ndaj të gjith qytetarëve njëlloj, pa mar parasysh statusin e tyre shoqërorë! Turqia, vetëm po e fton Kosovën, (institucionet e Kosovës) që mos ta ul veten në nivelin e poshtër, në atë nivel që është Sërbia e Maqedonia, të cilat kanë standarde të dyfishta sa i përket drejtësisë, dhe dënojnë shqiptarët pa kurnjifar dëshmie, e nga ana tjetër lirojnë vrasësit e shqiptarëve pa kurnjifar shpjegimi!!
Turqia po e fton (po e lut) Kosovën: oj Kosovë, o vend i trimave dhe i të drejtëve, o vend i “Arnautëve” (mësojeni kuptimin e kësaj fjale), ruaje dinjitetin tënd dhe drejtësinë. Aq po kërkon Turqia nga Kosova!!

Burg për fëlliqësirën Berat Bu(b)zhala, i cili u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës të marrin pjesë në betejat e shteteve të huaja!!!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit