1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Gazetarët e BBC-së kritikojnë transmetuesin për paragjykimet e tij pro-izraelite, mbulimin e Palestinës

Më të lexuarat

Në letër gazetarët akuzuan BBC-në për qëndrim të njëanshëm në favor të Izraelit

Gazetarët e BBC-së me bazë në Mbretërinë e Bashkuar kanë kritikuar transmetuesin për “paragjykimet e tij pro-izraelite dhe mbulimin e pamjaftueshëm të civilëve palestinezë në krahasim me izraelitët në transmetimet e tyre mbi çështjen izraelito-palestineze”, raportoi Al Jazeera, transmeton Anadolu.

“BBC nuk arriti t’i qaset në mënyrë kritike pretendimeve të Izraelit, nuk arriti të tregonte zhvillimet me saktësi dhe për këtë arsye nuk mund të ndihmon publikun që të kuptojë shkeljet e të drejtave të njeriut në Gaza”, thuhet në letrën që tetë punonjës të BBC-së ia dërguan Al Jazeera-s.

Në letër gazetarët akuzuan BBC-në për qëndrim të njëanshëm në favor të Izraelit.

Ata pretenduan se ndërsa BBC demonstroi një qasje “të guximshme” në raportimin mbi krimet e supozuara të luftës të kryera nga Rusia në Ukrainë, ndërsa zbatoi “standarde të dyfishta” në mënyrën se si perceptohen civilët në çështjen Izrael-Palestinë.

Letra gjithashtu ngriti një pikëpyetje se kur numri i palestinezëve të vrarë që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor do të ishte mjaftueshëm i lartë për të nxitur ndryshime në qëndrimin editorial.

Në letër, reporterët e BBC-së thanë se transmetuesi përdor terma si “masakër” dhe “brutalitet” vetëm për Hamasin, duke e portretizuar grupin palestinez si provokatorin dhe autorin e vetëm të dhunës në rajon.

Letra i bën thirrje BBC-së që të pasqyrojë në mënyrë më korrekte gjetjet e bazuara në prova nga organizatat e paanshme zyrtare dhe humanitare dhe t’u japë trajtim të barabartë të gjithë civilëve në mbulimin e lajmeve të tyre.

Punonjësit e BBC-së i kërkuan gjithashtu transmetuesit që të sigurojë që mbulimi që trajton të gjithë civilët në mënyrë të barabartë, të jetë në qendër të lajmeve të saj dhe shpreh shqetësimin për mungesën e transmetimeve humanitare mbi civilët palestinezë, ndërsa jepnin mbulim të gjerë për izraelitët që humbën jetën në sulme.

Letra theksonte gjithashtu se BBC nuk u dha shikuesve informacion të rëndësishëm për historinë e pushtimit të Izraelit dhe vuajtjet e palestinezëve.

BBC i mohon akuzat

“Përgjatë mbulimit tonë të konfliktit, BBC ka theksuar qartë koston shkatërruese njerëzore për civilët në Gaza dhe Izrael”, tha zëdhënësi i BBC-së në lidhje me pretendimet.

Zëdhënësi dërgoi gjithashtu shembuj nga programet e BBC-së në lidhje me luftën dhe një listë me rrëfime interesante të njerëzve për vuajtjet e palestinezëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit