2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Gaza, vajza e vogël palestineze nën rrënoja u përpoq ta qetësojë motrën e saj duke lexuar Kuran

Më të lexuarat

“Derisa lexoja Kuran, e ulja zërin tim sapo dëgjoja tanket për shkak se kisha frikë nga bombardimet izraelite”, tregon vajza palestineze, Marya Ahmed Abu Safi

DUA EL-BAZ

 

Vajza palestineze Mariya Ahmed Abu Safi e cila u shpëtua pas 4 ditësh nga rrënojat me motrën e saj në Gaza, tha se për të qetësuar motrën e saj nën rrënoja ka lexuar Kuran por që kur dëgjonte tanket e ulte zërin sepse kishte frikë nga bombardimet izraelite.

Mariya, e cila bashkë me motrën e saj qëndroi për 4 ditë nën rrënoja pasi Izraeli bombardoi shtëpinë tyre në qytetin Deir al-Balah në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, në një prononcim për Anadolu shpjegoi përjetimet e saj gjatë këtyre 4 ditëve.

Mariya dhe motra e saj Lana pasi u shpëtuan u dërguan në spitalin “Dëshmorët e Al-Aksa”-së në Deir al-Balah.

Vajza e vogël në fytyrën e së cilës mund të lexohet lodhja dhe rraskapitja, theksoi se “Qëndrova për 4 ditë pa ushqim dhe pa ujë në një vend shumë të ngushtë mes gurësh dhe rrënojash. Këmbët e motrës sime u bllokuan nën rrënoja dhe ajo bërtiste nga dhimbja. Ajo qëndroi në atë mënyrë për 3 ditë deri sa nxori këmbët”.

– “Ulja zërin tim kur dëgjoja tanket”

Duke thënë se përpiqej ta ngushëllonte dhe qetësonte motrën e saj që kishte dhimbje, duke lexuar ajete (pjesë) nga Kurani, Mariya tha se motra e saj Lana fillonte të bërtiste kur i shtohej dhimbja.

“Derisa lexoja Kuran, e ulja zërin tim sapo dëgjoja tanket për shkak se kisha frikë nga bombardimet izraelite”, tregon vajza palestineze.

Më tej Mariya shpreh se herë-herë dëgjonte forcat izraelite që hapnin zjarr dhe se motra e saj kishte vështirësi të flinte për shkak të dhimbjeve. “Sa herë që Lana pyeste për nënën, babanë dhe anëtarët e tjerë të familjes, unë përpiqesha ta qetësoja, ta ngushëlloja. Pasi e zinte gjumi, sa herë që zgjohej pyeste për nënën”, thotë Mariya.

Ajo tha se ekipet e shpëtimit fillimisht nxorën nga rrënojat Lanan dhe më pas atë. Mariya theksoi se me motrën e saj fillimisht u transportuan me një karrocë me kalë dhe më pas me një automjet u dërguan në spitalin ku u trajtuan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit