9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Gaza, thirrja e Emirit të Katarit për të kursyer civilët dhe moszgjerimin e konfliktit

Më të lexuarat

Shteti i Gjirit, lirues pengjesh ofrues formule për paqe

Gjatë fjalimit të e tij në hapjen e sesionit të 52-të të Këshillit të Asanmblesë Konsultative (Shura – Parlamenti) të Katarit këtë mëngjes, Emiri i Shtetit të Katarit HH Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani bëri thirrje për të parandaluar zgjerimin e konfliktit dhe për të kursyer civilët nga pasojat e konfrontimit ushtarak në Gaza, duke theksuar se kjo luftë i ka kaluar të gjithë kufijtë, prandaj ajo duhet ndalur në mënyrë që të shmanget gjakderdhja e mëtejshme.

“Supozohet që në kohët tona nuk mund të përdoret ndërprerja e ujit ilaçeve dhe ushqimit si armë kundër një populli të tërë”, shtoi ai.

Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani kërkoi një qëndrim serioz rajonal dhe ndërkombëtar përballë përshkallëzimit të rrezikshëm që kërcënon sigurinë e rajonit dhe botës, duke theksuar se “nuk mund të vazhdohet me injorimin e numrit ë madh të viktimave civile, sidomos nga fëmijët dhe gratë”.

Më tej, ai tha se lufta nuk jep zgjidhje të asnjë lloji dhe gjithçka që do të ndodhë është një përkeqësim i vuajtjeve dhe rritje të numrit të viktimave, si dhe një ndjenjë e thellë e padrejtësisë, duke nënvizuar se e vetmja mënyrë për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin për të dy popujt është ajo që është shmangur deri më tani, e cila është arritja e një paqeje të drejtë e të qëndrueshme, si dhe dhënia e të gjitha të drejtave legjitime të popullit palestinez të njohura nga organet ndërkombëtare, përfshirë krijimin e shtetit të tij të pavarur në kufijtë e vitit 1967 me Jerusalemin Lindor si kryeqytet i saj.

Vlen të përmendet këtu se Katari ka arritur që nëpërmjet përpjekjeve ndërmjetësimit, të sigurojë lirimin e katër pengjeve nga Hamasi deri tani, ndërsa po punohet për lirimin e dhjetëra të tjerëve. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit