14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Gaza, protestë për dëshmorin me aftësi të kufizuara Ebu Surejja

Më të lexuarat

GAZA (AA) – Dhjetëra persona me aftësi të kufizuara në Gaza, protestuan kundër vrasjes së dëshmorit palestinez Ebu Surejja (29), i cili sikur ata ishte një person me aftësi të kufizuara, raporton Anadolu Agency (AA).

Në protestën e organizuar përballë ndërtesës së Organizatës për Edukim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara (UNESCO) nga Qendra Kombëtare e Rehabilitimit Social në Gaza, pjesëmarrësit mbanin pankarta me mbishkrime “Mbrojtja e personave me aftësi të kufizuara është detyrë ndërkombëtare”.

Drejtoresha ekzekutive e Qendrës, Fatima el-Gusajn në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se “Ne këtë protestë e organizuam për t’u treguar institucioneve ndërkombëtare që nuk e pranojmë vendimin e SHBA-ve për Kudsin dhe për të përçuar mesazhin se duhet të hetohet çështja e marrjes si objektiv nga ushtria izraelite të personit me aftësi të kufizuara Ebu Surejja, i cili kishte marrë pjesë në protestat paqësore”.

Gusajn kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar që t’i mbrojë civilët dhe personat me aftësi të kufizuara në kuadër të marrëveshjeve dhe ligjeve ndërkombëtare.

Sipas Qendrës Kombëtare për Rehabilitim Social, ushtarët izraelitë që nga viti 2000 e deri më tani kanë marrë në objektiv rreth 800 persona me aftësi të kufizuara.

Ebu Surejja ra dëshmor si pasojë të shtënave me armë zjarri nga ushtarët izraelitë gjatë protestave të organizuara në lindje të Gazës më 15 dhjetor, kundër vendimit të SHBA-ve për njohjen e Kudsit si kryeqytet të Izraelit. Surejja kishte humbur dy këmbët e tij në sulmin ajror izraelit në vitin 2008 në Gaza.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit