3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024


Gaza: Përjetime të vegjlish për Bajram në vendin ku ata vriten pamëshirshëm

Më të lexuarat

Fëmijët në Gaza: Nxorëm rrobat nga nën rrënoja dhe u veshëm për festë

Sulmet izraelite në Rripin e Gazës kanë vazhduar të pandërprera për më shumë se tetë muaj.

Banorët e Gazës e pritën Bajramin e dytë nën bombardime dhe pa mjetet elementare të jetës.

Dëshira e vetme e fëmijëve të Gazës që prej kohësh jetojnë në luftë për Bajram ishte që lufta të përfundojë sa më shpejt dhe ata të kthehen në shtëpi.

“Ne nxorëm rrobat nga nën rrënoja dhe u veshëm për Bajram. Në të kaluarën, babai im dhe miqtë e mi ishin të pranishëm gjatë Bajramit. Tani babai im nuk është në shtëpi, ai është në rajonin jugor“, tha 11-vjeçari Hamami Visal.

Dhe 11-vjeçari Sali Jemma thotë se për ta ky Bajram nuk është më si dikur.

“Bajrami nuk është i njëjtë sepse shumica e miqve me të cilët kemi luajtur gjatë Bajrameve të mëparshme janë vrarë”, tha Jemma.

E trishtuar është edhe 7-vjeçarja Lana Hellis për këtë situatë në të cilën kanë pritur Bajramin.

“Bajrami nuk është i bukur se është luftë. Jemi të pikëlluar”, shtoi Hellis.

Sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori kanë vrarë 37,347 palestinezë, duke përfshirë të paktën 15,517 fëmijë dhe 10,279 gra, dhe kanë plagosur 85,372 njerëz. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit