1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Gaza, palestinezët detyrohet të varrosin 40 persona në një varr masiv në spitalin Nasser

Më të lexuarat

Gazetari i Anadolu-t në rajon raportoi se palestinezët nuk mund të shkonin në varreza për shkak të bombardimeve të forta të ushtrisë izraelite ndaj qytetit Khan Younis dhe u detyruan të varrosnin trupat në kampusin e spitalit Nasser

Njoftohet se palestinezët u detyruan të varrosin 40 trupa në një varr masiv në kampusin e Spitalit Nasser në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, raporton Anadolu.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra, tha se ata që u plagosën rëndë në sulmet e kryera nga ushtria izraelite në qendrat e strehimit në Khan Yunis u sollën në spitalin Nasser.

Duke theksuar se dhomat e kirurgjisë dhe të kujdesit intensiv në Spitalin Nasser ishin të pamjaftueshme për shkak të numrit të madh të të lënduarve që vinin nga qendrat e goditura, Qudra tha se “qytetarët u detyruan të varrosnin 40 persona në varrin masiv të gërmuar në kampusin e Spitalit Nasser”.

Gazetari i Anadolu-t në rajon raportoi gjithashtu se palestinezët nuk mund të shkonin në varreza për shkak të bombardimeve të forta të ushtrisë izraelite ndaj qytetit Khan Younis dhe u detyruan të varrosnin trupat në kampusin e spitalit Nasser.

Zyra për media e qeverisë në Gaza njoftoi se Izraeli ka vënë në shënjestër 30 mijë palestinezë në pesë qendra azili në Khan Younis.

Në njoftimin e zyrës për media theksohej se Izraeli pretendonte se këto qendra ishin të sigurta dhe i ftonte njerëzit të strehoheshin këtu dhe më pas kreu masakra atje.

Më tej, theksohet se Izraeli ka kryer sulme duke shënjestruar drejtpërdrejt Universitetin Aksa, Shkollën Khalidiye, Shkollën Al-Mavasi dhe qendrat e akomodimit industrial Khan Yunus, ku shumë njerëz janë vrarë dhe plagosur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit